Ora Luna: një orë e zezë komodine me shifrat 09:45 të ndezura dhe emrin Luna poshtë tyre
Luna, më zgjo nesër në 7.
U vendos për 07:00. Natën e mirë.

Inteligjenca artificiale që flet shqip.

Luna të dëgjon, të përgjigjet dhe kujdeset për gjërat e vogla të ditës. Sot në shfletues, së shpejti si orë në komodinën tënde.

Si mund të të ndihmojë

Nuk ka komanda për të mësuar. I flet Luna-s siç i flet një njeriu, në shqip, dhe ajo e kryen.

Me orën Luna, së shpejti

Shtëpia të dëgjon.

Ndez televizorin dhe rregullo kondicionerin me zë, pa kërkuar telekomandën.

Luna, ndize televizorin dhe vëre kondicionerin në 24.
TelevizoriNdezur
KondicioneriFtohje
24°
Me orën Luna, së shpejti

Zgjohu pa prekur telefonin.

Alarmet dhe kujtuesit i vendos me zë, edhe me sy mbyllur.

Luna, më zgjo nesër në 7.
07:00Alarmi për nesër është vendosur
Sot, në shfletues

Mban mend në vendin tënd.

Kujtues, kalendar dhe lista blerjesh me një fjali të vetme.

me kujto te henen ne 9 te paguaj qirane
Paguaj qiranëE hënë, ora 09:00
Sot, në shfletues

Pyet për çdo gjë.

Nga llogaritë e punës te receta e byrekut. Përgjigjja vjen e qartë dhe në shqip.

Sa bën TVSH-ja e 12 000 lekëve?
2 400 lekë. Bashkë me TVSH-në, gjithsej 14 400 lekë.
Sot, në shfletues

Shkruan me ty.

CV në shqip, letër motivimi për punë, email zyrtar. Ti thua çfarë do, Luna gjen fjalët.

Më shkruaj një CV për punë si kamarier.
Përvoja e punësArsimi dhe gjuhët
Sot, në shfletues

Përkthen me kuptim.

Përkthim nga shqipja dhe në shqip, sipas kuptimit të fjalisë dhe jo fjalë për fjalë.

Përktheje në gjermanisht: Faleminderit për ofertën.
Vielen Dank für das Angebot.
AnglishtItalishtGjermanisht
  • Luna, çfarë kam në kalendar këtë javë?
  • Luna, më trego një recetë byreku.
  • Luna, shto qumësht te lista e blerjeve.
  • Luna, më shpjego inflacionin me fjalë të thjeshta.
  • Luna, shkruaj një urim për 8 Marsin.
  • Luna, planifiko një darkë për gjashtë veta.
  • Luna, përktheje këtë email në italisht.
  • Luna, më kujto ilaçet në 8.
  • Luna, shkruaj një email për të kërkuar ofertë.
  • Luna, sa bën 20% e 45 000 lekëve?

Fillo sot. Ora vjen së shpejti.

Luna punon që tani në shfletues, falas, pa kartë bankare dhe pa instalim.

Provoje falas

Bëhu i pari që merr vesh për orën Luna

Të shkruajmë një herë, me çmimin dhe datën.

Të dhënat e tua nuk shiten, nuk përdoren për reklama dhe fshihen me një klik.

Ndërtuar në Shqipëri.

Projekti Luna është financuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, në kuadër të programit StartUP Albania për mbështetjen e sipërmarrjeve inovative.

Republika e Shqipërisë, Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit StartUP Albania
Provoje falas